Jump to content

Femuri i njeriut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kofsha ( Femuri )

Femuri është ashti më i madh në skeletin e njeriut. Femuri bën pjesë në grupin e eshtrave të gjymtyrëve të poshtme.

Ndërtimi i femurit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në të dallojmë trupin dhe dy skajet.

Ka formë trianësore prizmatike, me buzë të patheksuara. Buza më e theksuar është ajo e prapme e cila është e vrazhtë dhe lidhet me muskujt.

Skaji i sipërm është i ndërtuar prej kokës, qafës, gungës ( gunga e madhe dhe e vogël ) të cilat së bashku ndihmojnë për përforcimin e muskujve. Koka e femurit artikulohet me legenin.