Iluzioni optik
Appearance
![](https://cdn.statically.io/img/upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/bc/Mond-vergleich.svg/220px-Mond-vergleich.svg.png)
Iluzioni optik është një percepsion i gabuar i dukurive të cilat shpesh janë të pakuptueshme dhe paradoksale.
Iluzioni optik është rrjedhojë e nivelit të zhvillimit anatomofiziologjik i organit të të parit, që është syri. Karakteristikat e përpunimit fillestar i dritës nga ky organ perceptiv, tek njeriu, shoqërohet me krijimin e femomeneve specifike dhe që janë quajtur iluzione optike.
Ndryshimi në mes iluzioneve dhe halucinacioneve është se te halucinacionet ngacmimi nuk ekziston ndërsa te iluzionet perceptimi i ngacmimit është i gabuar.